Vërtet, Zoti juaj, All-llahu është Ai që krijoi qiejt dhe tokën brenda gjashtë ditësh, pastaj qëndroi mbi Arshin, Ai e mbulon ditën me natë, që me të shpejtë e kërkon atë (mbulimin e dritës së ditës), edhe dielli, edhe hëna e edhe yjet i janë nënshtruar sundimit të Tij. Ja, vetëm Atij itakon krijimi dhe sundimi. I madhëruar është All-llahu, Zoti i botëve.
Mos bëni çrregullime në tokë pas rregullimit të saj (me të ardhur të pejgamberëve) dhe lutnie Atë duke pasur frikë (dënimin) dhe duke shpresuar (mëshirën. S’ka dyshim se mëshira e All-llahut është pranë atyre të mirëve.
Ai është që i lëshon erërat si myzhde pranë mëshirës (shiut) së Tij. E kur ato (erëra) barin re të mëdha mbi, ne i sjellim mbi një tokë të vdekur dhe lëshojmë në të ujin (shiun), dhe me të (me ujin ) nxjerrim të gjithë fruta. Kështu i nxjerrim (i ngjalllim) të vdekurit, ashtu që të përkujtoni (fuqinë e Zotit).
Me lejen e All-llahut toka e mirë mbinë bimët, e ajo që nuk është kualitative, ajo nuk mbinë vetëm (pak) me vështirësi. Kështu Ne i rradhisim argumentet Tona për ata që falenderojnë.