۟ؗ

A nuk menduan ata thellë fjalën (Kur’anin), apo mos u erdhi atyre diçka, që të parëve të tyre të lashtë nuk u pat ardhur,
۟ؗ
apo mos nuk e nnjohin të dërguarin e vet (Muhammedin), prandaj ata e refuzojnë atë?
۟
Apo mos thanë për të se është i çmendur? Jo, por ai ka ardhur me të vërtetën, e shumica e tyre e urren të vërteën.
۟ؕ
E sikur të përputhej e vërteta me dëshirat e tyre, do të shkatërroheshin qiejt e toka dhe çdo gjë që gjendet në to. E megjithatë që Ne atyre u sollëm (me këtë Kur’an)famën e tyre, ata u zbrapsën ndaj përkujtimit të vet.
۟
A mos u kërkon ti atyre ndonjë shpërblim? Po shpërblimi i Zotit tënd është më i miri, pse Ai është furnizues më i mirë.
۟
ç’është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.
۟
Po ata që nuk e besojnë botën tjetër, i shmangen rrugës së drejtë.
۟
Edhe sikur t’i mëshironim ata (idhujtarët) dhe t’ua kishim larguar fatkeqësitë, at do të vazhdonin të zhyteshin në zhgënjimin e tyre.
۟
Ne i sprovuam at me dënim, po ata nuk iu përulën Zotit të tyre e as nuk iu drejtuan me lutje.
۟۠
Deri sa t’ua gapim një derë dënimi tëashpër, atëherë ata do të mbesin aty me shpresa të humbura.
Notes placeholders