۟

O ju që besuat, frikësojuni All-llahut dhe le të shikojë çdonjëri se çka ka bërë për nesër. Dhe frikësojuni All-llahut! S’ka dyshim se All-llahu është i Njohtuar (Habir) për atë që punoni!
۟
E mos u bëni si ata që harruan All-llahun, pra (All-llahu bëri që ata) harruan vetveten! Të tillët janë të Fasikët .
۟
Nuk janë të barabartë banorët e Xhennetit dhe banorët e Xhehennemit. Banorët e Xhennetit janë të suksesshmit (janë ata që ia kanë arritur qëllimit).
۟
Sikur Ne ta zbritnim këtë Kur’an mbi ndonjë kodër, do të shihje atë të strukur e të çarë prej frikës nga All-llahu. Këta janë shembuj që ua sjellim njerëzve, që ata të mendojnë.
۟
Ai është All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Tij. Dijetari i të fshehtës dhe të dukshmes, Ai është Mëshiruesi, Mëshirëbërësi!
۟
Ai është All-llahu, pos të Cilit nuk ka zot tjetër, Sunduesi, i Shenjti, i Pastërti (prej të metave që i mvishen) , Siguruesi, Mbikëqyrësi, i Plotfuqishmi, Mbizotëruesi , i Madhërishmi. I lartësuar është All-llahu nga ajo që ia shoqërojnë!
۟۠
Ai është All-llahu, Krijuesi, Shpikësi, Formësuesi. Të tij janë emrat më të bukur. Atë e lartëson çka ka në qiej e në tokë. Dhe Ai është i Fuqishmi, i Urti!
Notes placeholders