043surah
Përkthim nga
Albanian (Ndryshimi)
Info për Suren

۟ۚۛ

Ha, Mimë.
۟ۙۛ
Pasha librin (Kur’anin) sqarues!
۟ۚ
S’ka dyshim se Ne e bëmë atë Kur’an arabisht, në mënyrë që ju ta kuptoni.
۟ؕ
Dhe se në librin amzë (Lehvi mahfudh) te Ne, gëzon famë të lartë dhe është plot urtësi.
۟
A thua Ne ta lëmë këshillimin ndaj ju e t’ju braktisim, pse ju jeni popull i shfrenuar?
۟
E, sa pejgamberë kemi dërguar te popujt e lashtë?!
Notes placeholders