O ju që besuat! Mos zini miq as jehuditë, e as të krishterët. Ata janë miq të njëri-tjetrit. E kush prej jush i miqëson ata, ai është prej tyre. Vërtetë All-llahu nuk vë në rrugë të drejtë popullin zullumqarë.
E ata që në zemrat e tyre kanë sëmundje, i sheh se ngarendin te ta (për miqësi) duke thënë: “Po frikësohemi se mos po na sillet ndonjë e keqe”. Po All-llahu do të sjellë fitoren, ose diç tjetër nga ana e Tij, e atëherë do të pendohen për atë që e mbanin fsheht në shpirtin e tyre.
Ata që besuan ju thonë: “A këta ishin që u betuan në Zotin me betimin më të fortë të tyre se ishin me ju? I shkatërruan veprat e veta dhe aguan të dëshpëruar.
O ju që besuat! Kush largohet prej nga feja e vet (i bën dëm vetes) s’ka dyshim se All-llahu do të sjellë një popull që Ai e do atë (popull) dhe ata e duan Atë (Zotin),(një popull) që është modest e i butë ndaj besimtarëve, por i ashpër dhe i fortë ndaj mohuesve, që lufton në rrugën e All-llahut dhe që nuk i frikësohet kërcënimit të asnjë kërcënuesi. Kjo (cilës e atij populli) është dhuratë e All-llahut që i jep atij që do. All-llahu është dhurues i madh, i dijshëm.