Ai është që krijoi qiejt dhe tokën vetëm për gjashtë ditë, pastaj qëndroi mbi Arsh. Ai e di çka futet në tokë dhe çka del prej saj, çka zbret nga qielli dhe çka ngritet në të, dhe Ai është me ju kudo që të jeni, All-llahu është përcjellës i asaj që punoni.
Besoni All-llahut dhe të dërguarit të Tij dhe jepni nga ajo që Ai u bëri trashëgues në të, se ata që besuan prej jush dhanë për hir të Zotit, ata kanë shpërblim të madh.
ç’keni ju që nuk i besoni All-llahut, kue i dërguari i Tij ju thërret t’i besoni Zotit tuaj dhe kur Ai ka marrë besën tuaj, nëse jeni besimtarë (o sot o kurrë).
Ai robit të vet i shpall argumente të qarta për t’iu nxjerrë juve prej errësirave ne dritë. E, s’ka dyshim se All-llahu është i butë e i mëshirshëm ndaj jush.
E, ç’keni ju që nuk jepni për rrugën e All-llahut, kur dihet se All-llahut i mbesin trashëgim qiejt dhe toka? Nuk janë të barabartë prej jush ata që dhanë nga pasuria e tyre dhe luftuan para çlirimit, sepse të tillët kanë vlerë të madhe nga ata që dhanë dhe luftuan pas. Por të gjithve All-llahu u premyoi të mirat; All-llahu di çka punoni.