۟

Për asnjë pejgamber nuk ke qe me vend të ketë robër derisa ta ketë dërmuar me luftë (armikun) në tokë. Ju keni për qëllimpërjetimet e kësaj bote, ndërsa All-llahu dëshiron për ju Ahiretin. All-llahu mbizotëron çdo gjë, di çka është e mirë për robtë.
۟
Po të mos ishte dispozita e hershme e caktuar prej All-llahut (që të mos dënohet ai që përpiqet, po nuk qëllon), juve do t’ju kishte goditur një dënim i madh për atë që e morët.
۟۠
Pra, (është e lejuar preja e luftës) hani atë që e fituat me luftë, si të lejuar dhe të mirë, përmbajuni dispozitave të All-llahut se All-llahu është Ai që falë dhe që mëshiron.
۟
O Pejgamber! Thuaju atyre robërve që i keni në duart tuaja se posa të vërejë All-llahu ndonjë të mirë (besim të drejtë e të sinqertë) në zemrat tuaja, Ai u jep edhe më shumë të mira nga ajo çka është marrë nga ju, ua falë gabimet, se All-llahu falë pa masë, se është mëshirues i madh.
۟
E nëse (robërit) duan të tradhëtojnë ty, ata më parë tradhtuan All-llahun, (nuk besuan) e Ai (të ndihmojë), të mundësojë të ngadhnjesh ndaj tyre. Alahu i di të gjitha ndodhitë, vepron me urtësinë e Tij.
Notes placeholders