055surah
Tradução por
Albanian (Mudar)
Surah Info

۟ۙ

Rrahmani - Mëshiruesi (Zoti ynë),
۟ؕ
Ai ia mësoi Kur’anin
۟ۙ
E krijoi njeriun.
۟
Ia mësoi atij të folurit (të shprehurit të shqiptuarit).
۟ۙ
Dielli dhe hëna udhëtojnë sipas një përcaktimi të saktë.
۟
Edhe yjet dhe bimët i bëjnë përulje (dëshirës së Rrahmanit).
۟ۙ
Ai e ngriti qiellin dhe Ai vuri drejtësinë.
۟
Që të mos kaloni kufirin në drejtësi.
۟
Edhe ju mbani me drejtësi peshojën, e mos leni mangu në peshojë!
۟ۙ
Ai edhe tokën e bëri të shtrirë për krijesat.
۟ۖ
Në të ka pemë të llojllojta, ka edhe hurma ma shporta të mbështjella.
۟ۚ
Edhe drithi me kashtën e tij edhe bimët aromatike (ose ushqyese).
۟
E, cilën të mirë të Zotit tuaj po e mohoni (ju o njerëz dhe ju o xhinë)?
۟ۙ
Ai e krijoi njeriun nga balta e terur si (enë balte) e pjekur.
۟ۚ
Dhe Ai krijoi xhinët nga flaka (pa tym0 e zjarrit.
۟
E , cilën begati të Zotit tuaj e mohoni?
۟ۚ
Zot i dy lindeve dhe Zot i dy perëndimeve.
۟
E, cilën të mirë të Zotit tuaj e mohoni.
۟ۙ
Ai e lejoi dy detet të puqen ndërmjet vete.
۟ۚ
Ndërmjet atyre të dyve është një pengues që ata të dy nuk kapërcejnë.
۟
E,cilë të mirë të Zotit tuaj po e mohoni?
۟ۚ
Prej atyre të dyve nxirren margaritarë e diamantë.
Notes placeholders