Përse të mos e luftoni një popull që thyen zotimete veta dhe tentuan të dëbojnë të dërguarin? Në të vërtetë ata ua filluan të parët luftën. A u frikësoheni atyre? Më e drejtë është t’i frikësoheni All-llahut, nëse jeni besimtarë.
A mos menduat se do të mbeteni anash (pa u pravuar), e pa u sqaruar te All-llahu ata që luftuanprej jush dhe, përpos All-llahut, pos të dërguarit të Tij dhe pos besimtarëve, nukmorën ndonjë të jashtëm mik intim. All-llahu e di hollësisht atë që bëni ju.
Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhaminë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.
E drjtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë).