۟

Ata (mohuesit) nuk e njohën All-llahun sa duhet njohur Atë kur thanë; “All-llahu nuk i shpalli gjë asnjë njeriu!” Thuaj: “Kush e zbriti librin, me të cilin erdhi Musai e që ishte dritë e udhërrëfyes për njerëz, e të cilin ju e bëni të shpërndarë në letra,që disa i prezentoni, kurse shumicën e fshehni. Dhe u mësuat çka nuk e dinit ju as prindërit tuaj? Thuaj: (e zbriti) All-llahu”. Mandej lëri ata që luajnë në atë kotësunë e tyre.
۟
Edhe ky (Kur’an) është libër që e zbritëm; është i bekuar, vërtetues i të mëparshmes, e që t’i tërheqesh vërejtjen nënës së fshatrave (të banorëve mekas) dhe atyre përrreth saj (mbarë botës). Ata që e besojnë Ahiretin, besojnë në të (Kur’anin), ata edhe e falin namazin rregullisht.
۟
E kush është më gabimtar i madh se sa ai që trillon rrenë ndaj Zotit, ose thotë: “Mua po më shpallet e nuk i është shpallur asgjë, ose se sa ai që thotë: “Do të thur diçka të ngjajshme me atë që e ka zbritur All-llahu”. E, sikur t’i shihje mizorët kur janë në agoni të vdekjes, e engjëjt kanë shtrirë duart e veta (me ndëshkim) e (u thonë): “Shpëtonie pra vetveten (nëse mundeni)”. “Tash përjetoni dënimin e turpshëm për shkak se e thoshit të pavërtetën për All-llahun, dhe ndaj argumrnteve të Tij ishit kryeneç.
۟۠
Në të vërtetë ju na erdhët një nga një (të vetmuar), ashtu si ju krijuam së pari; keni lënë prpa shpinës atë që u patëm dhënë, e nuk po shohim se i keni me vete ndërmjetësuesit tuaj, të cilët i mendonit se për ju janë ndihmëtarë (i shoqëronit All-llahut). S’ka dyshim, është këputur lidhja mes jush, dhe mbaroi ajo çka mendonit (ndërmjjetësues apo zotëra tjerë).
Notes placeholders