027surah
Diterjemahkan oleh
Albanian (Ubah)
info surah

۟ۙ

Ta, Sinë. Këto janë ajete të Kur’anit dhe të librit të kuptueshëm.
۟ۙ
Janë udhërrefyes dhe myzhde për besimtarët.
۟
Që falin namazin dhe e japin zeqatin dhe mu ata janë të bindur ndaj botës tjetër.
۟ؕ
E atyre që nuk bsojnë botën e ardhme, Ne ua kemi hijeshuar veprat ndaj dhe ata bredhin.
۟
Të tillët janë ata që u takon dënimi më i rëndë dhe mu ata do të jenë më të dëshpruarit në botën tjetër.
۟
E s’ka dyshim se ti (Muhammed) e pranon Kur’anin nga i Urti, i Dijshmi.
۟
(Përkujto) Kur Musai i tha familjessë vet: “Unë e pash një zjarr,e nga ai do t’ju sjellë ndonjë lajm ose do t’ju sjell një urë të ndezur që të ngroheni.
۟
E kur arriti te ai u thirr: “I bekuar është ai pranë zjarrit dhe ata përreth tij. I veçuar në madhëri është All-llahu, Zot i botëve!
۟ۙ
O Musa, në të vërtetë, Unë jam All-llahu, i plofuqishmi, i urti.
Notes placeholders