O ti Pejgamber, Ne të kemi lejuar gratë, të cilave u ke dhënë shpërblimin e kurorës, dhe ato që me ndihmën e Akkahut hynë në posedimin tëned (robëreshat e luftës) dhe bijat e axhës tënd, bijat e hallave tua e dajës tënd, bijat e tezeve tua (të janë lejuar, pos grave me nuqah dhe të afërtat), të cilat kanë migruar (kanë bërë hixhret) si ti, dhe një grua besimtare nëse ajo ja falë veten Pejgamberit dhe nëse Pejgamberi dëshiron të martohet me të (një martesë e tillë pa shpërblim të niqahit) duke qenë kjo (rast) vetëm për ty e jo edhe për besimtarët. Ne e dimë se ç’u kemi bërë atyre obligim rreth grave të tyre dhe rrëth atyre që i kanë në pronësinë e vet, ashtu që ti të mos keshë vështirësi, e All-llahu është që falë shumë, është mëshirues.
Ti je i lirë të lëshosh atë që don prej tyre dhe të mbash pranë vete atë që don, e edhe të kërkosh afrimin e asaj nga e cila ke qenë larguar, dhe nuk ke mëkat. Kjo është më së afërmi që ato të qetësohen shpirtërisht e të mos brangosen dhe të jenë të kënaqura me atë që ti u ofron të gjitha atyre. All-llahu e di çka mbani në zemrat e tuaja, All-llahu është më i dijshmi, më i buti.
Prej tash e mbrapa tyr nuk të llejohen më gra (të tjera) e as në veend të tyre të marrësh ndonjë tjetër, po edhe sikur të mahnit bukuria e tyre, përveç atyre që ike në posedim (robëreshat), All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi.