066surah
Translation by
Albanian (Change)
Surah Info

۟

O ti pejgamber (o ti, që është sjellë kumtesa nga qielli),pse ndalon vetes atë që All-llahu ta lejoni? A kërkon me të pajtim e grave tuaja? All-llahu është mëkatfalës, mëshirues.
۟
All-llahu u ka përcaktuar juve zgjidhjen e betimeve tuaj; All-llahu është kujdestari juaj; Ai është i gjithdjshmi, i urti.
۟
(Përkujto) kur Pejgamberi ndonjerës prej grave të veta i kumtoi fshehurazi një lajm, e kur ajo tregoi atë (lajm), e All-llahu (Pejgamberit) i zbuloi atij për të (kallzimin e lajmit nga ajo grua), ai ia bëri me (asaj) me dije një pjesë të trgimit, kurse për pjesën tjetër heshti. E kur ai (pejgamberi) e njohtoi atë (gruan) me atë (që kishte treguar), ajo tha: “E kush të tregoi ty këtë?” Ai tha: “Më tregoi i gjithdijshmi, njohësi i të fshehtave!”
۟
Nëse ju të dyja pendoheni te All-llahu (është më mirë për ju), sepse se zemrat tuaja tanimë kanë rrëshqitur, e nëse bashkveproni kundër tij, ta dini se All-llahu është Ai mbrojtës i tij si dhe Xhibrili dhe besimtarët e ndershëm; e kur është kështu, edhe engjëjt i dalin në ndihmë.
۟
Nëse ai u ka lëshuar juve, është detyrë e Zotit të tij t’i bëjë zëvendsim me gra edhe më të mira se ju; myslimane, besmtarë, respektuese, penduese, adhuruese, emigruese që kanë qenë të martuara ose virgjiresha.
۟
O ju që besuat, ruane veten dhe familjen tuaj prej zjarrit, lënda djegëse e të cilit janë njerëzit dhe gurët. Atë (zjarrin) e mbikëqyrin engjëjt të rreptë e të ashpër që nuk e kndërshtojnë All-llahun për asgjë që Ai i urdhëron dhe punojnë atë që janë të urdhëruara.
Notes placeholders